Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Seanca gjyqësore ndaj Ruben Saraivas është shtyrë për datën 16 tetor. Portugezi, Ruben Saraiva është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Lezhës për t’u njohur me provat e reja që e implikojnë atë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Portugezi është paraqitur disa herë në gjykatë, por pala mbrojtëse pretendon se Prokuroria nuk ka prova të reja që implikojnë klientin e tij në vrasjen e Ardjan Nikulajt në Shëngjin.
Sipas avokatit te tij Kujtim Cakrani prokuroria nuk ka ecur me çështjen. Ai tha se provat që janë paraqitur nuk janë të mjaftueshme për implikimin e tij në këtë çështje. Saraiva vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim para togave të zeza, e po ashtu është shprehur se do të jete në gadishmëri te drejtësisë shqiptare
“Sot ishim këtu për zëvendësimin e masës së sigurisë dhe raportin 2 mujor që prokurori duhet t’ia paraqiste gjykatës. Prokuroria nuk ka ecur me hetimet. Kërkova sot ndryshimin e masës së sigurisë sepse nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se ky person ka kryer veprën penale për të cilën hetohet, sepse e jemi në fazë hetimesh jo akuze”, shprehet avokati.
The post Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, shtyhet seanca ndaj Ruben Saraivas appeared first on Lapsi.al.
