Spalletti e zhgënjimi për fitoren e hedhur në “kosh”: “Mékat, e vendosi episodi”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas barazimit me Belgjikën, Luciano Spalletti ndjeu zhgënjim për mënyrën si shkoi ndeshja, por gjithsesi sheh anën pozitive. “Ka episode që ndryshojnë ndeshjet,” deklaroi ai pas ndeshjes, duke iu referuar përjashtimit të Pellegrinit që ndikoi në ecurinë e lojës. “Më vjen keq. Pastaj, menjëherë pas asaj situate pësuam gol.”

“Nuk kemi vuajtur nga aspekti i lojës, por vetëm në goditjet standarde,” shtoi ai. “Skuadra e di si të pozicionohet mirë dhe ka luajtur me personalitet. Duhej të tregonim vazhdimësi dhe e bëmë. Më vjen keq, mund të kishim luftuar edhe në pjesën e dytë.”

Ai gjithashtu theksoi se disa ndeshje ndikohen jo vetëm nga taktikat dhe loja, por nga elemente të tjera. Belgjika ka lojtarë të nivelit të lartë që luajnë në skuadra të mëdha, dhe kjo bëri që Italia të detyrohej të mbrohej më thellë në momente të caktuara. Pavarësisht kësaj, ata nuk krijuan shumë raste përpara Donnarummës dhe patën pak fat”.

The post Spalletti e zhgënjimi për fitoren e hedhur në “kosh”: “Mékat, e vendosi episodi” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *