Parashikimi/ Nga nesër ndryshon moti

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës e pasdite.

Temperaturat parashikohen në zonat malore -4 deri 9°C, në zonat e ulëta -4 deri 12 °C dhe në zonat bregdetare 4 deri 15 °C.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente nga orët e para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri – jug, më pas prekin pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e borës pritet të bëhen prezent nga orët e pasdites ku me intensitet mesatar e hera – herës në formën stuhis në Alpe, ndërsa në lartësitë mbi 700-800m reshjet borës pritet të jenë me intensitet të ulët e hera herës mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 12m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

 

The post Parashikimi/ Nga nesër ndryshon moti appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *