Aksident i rëndë në RMV/ Makina me 5 persona bie në lumë, shpëton vetëm një 5-vjeçare

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në rrugën Rashçe – Saraj në Maqedoninë e Veriut. Një makinë brenda së cilës udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një lumë.

Fatmirësisht gjatë rrokulisjes ka dalë nga makina një vajzë 5 vjeçe. Ajo është gjetuar nga disa kalimtarë dhe është dërguar në spital.

Para pak castesh forcat e kërkim – shpëtimit kanë nxjerrë makinën nga uji makinën brenda së cilës janë gjetur 3 gra.

Policia dhe ekipet e shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet pë personin e katërt për të cilin supozohej se ndodhej në makinë.

Kërkimi është ndërprerë për të vazhduar nesër, për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësisë për të parë qartë. /LAPSI.al

The post Aksident i rëndë në RMV/ Makina me 5 persona bie në lumë, shpëton vetëm një 5-vjeçare appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *