Lushnje/ Makina përfundon në kanal, plagosen babë e bir

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një makinë ka dalë nga rruga pranë fshatit Kasharaj të Lushnjës.

Në mjetin tip “Benz” po udhëtonin babë e bir. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke u përplasur fillimisht me bankinën në të djathtë dhe më pas duke rënë në një kanal.

Si pasojë e këtij aksidenti, të dy personat kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar për mjekim në spitalin e Lushnjës. Fatmirësisht, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit dyshihet se ishte Aleksandër Paja, 25 vjeç, ndërsa babai i tij, Artan Paja, 54 vjeç, pasagjer. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

The post Lushnje/ Makina përfundon në kanal, plagosen babë e bir appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *