PAMJE TE RENDA/ Si u dhunua nga 4 persona 48-vjeçari në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Janë publikuar në media pamjet e rënda të dhunimit të 48-vjeçarit, Adriatik Roshi në një berberhane në rrugën “29 nëntori” në Tiranë, ngjarje e ndodhur në 5 janar. Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë duken 4 persona të maskuar që në duar mbajnë armë, por edhe sende të forta si shkopinj dhe një sëpatë.

Ata nisin të godasin barbarisht 48-vjeçarin ndërsa 2 persona të tjerë qëndrojnë jashtë për të bërë roje. Roshi ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve në spital. Policia njoftoi se për këtë ngjarje janë arrestuar 2 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.


Dy të ndaluarit janë Gani Koçeku (24 vjeç) dhe Ledio Tusha (31 vjeç) ndërsa në kërkim janë shpallur Luçiano (Tur), Gëzim, Ronald dhe Dino (Abedin) Koçeku.


Policia thotë se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt për motive të dobëta. Dyshohet se ajo lidhet me një sherr të ndodhur në Palasë më 24 gusht të 2024-ës, kur Luçiano Koçeku i njohur ndyshe si Tur Koçeku u sulmua në një lokal nate. ©LAPSI.al

The post PAMJE TE RENDA/ Si u dhunua nga 4 persona 48-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *