Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot të vranët në të gjithë territorin. Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht në veriperëndim e jug. Pjesa tjetër e territorit parashikohet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra lokale në mënyrë të izoluar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-7m/s. Në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 5 deri 13°C
  • në zonat e ulëta 6 deri 18°C
  • në zonat bregdetare 10 deri 18°C

The post Parashikimi i motit për këtë të mërkurë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *