U kallëzua për shpifje, Bardhi shpallet i pafajshëm

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin e Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i kallëzuar për “shpifje të kryer botërisht”.

Bardhi u padit për shpifje nga OSHEE në lidhje me një deklaratë të bërë më datë 18 tetor të vitit të kaluar ku thuhej se OSHEE, ka manipuluar përqindje e humbjes se energjisë elektrike në rrjet.

Për këtë deklaratë kreu i grupit të PD, kreu edhe kallëzim penal në SPAK me dyshimin për shpërdorim detyrë. Në seancën e së mërkurës, prokurorja Anita Jella konfirmoi se është regjistruar një procedim penal dhe po kryen veprime hetimore.

The post U kallëzua për shpifje, Bardhi shpallet i pafajshëm appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *