Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Didier Deschamps nuk do të jetë më trajner i kombëtares franceze pas kupës së botës 2026. Siç bëhet e ditur, tekniku 56 vjeçar ka njoftuar se nuk do të rinovojë kontratën me Gjelat dhe aventura e tij në botërorin e vitit të ardhshëm, do të jetë e fundit në krye të përfaqësueses franceze.
Lajmin e publikoi L’Equipe që mes të tjerash shkruante se një vendim i tillë pritej nga Deschamps që drejton skuadrën prej katërmbëdhjetë vite.
Në krye të Gjelave, Didier Deschamps ka regjistruar disa suksese, por më kryesorja ka qenë Kupa e Botës 2018 ku francezët mundën në finale 4-2 Kroacinë dhe fituan për herë të dytë në histori por pa harruar dhe dy finalet e humbura në Evropianin e 2016 dhe Botërorin e 2022.
Deschamps kërkon ta mbylli në mënyrën më të mirë me përfaqësuesen franceze. Detyra e radhës është Liga e Kombeve në mesin e muajit mars ku Gjelat do të përballen me Kroacinë në çerekfinale dhe pse jo ambiciet janë për të përsëritur suksesin e vitit 2021, ku dolën fitues nga ky kompeticion.
Botërori i 2026 është gjithçka për Deschamp që në rast të një suksesi, do të ishte mbylla perfekte me përfaqësuesen franceze.
The post Didier Deschamps njofton largimin nga kombëtarja franceze pas Botërorit appeared first on GIJOTINA.
