Ulja minimale e çmimit të energjisë para zgjedhjeve, Bardhi: Rama vijon talljen me shqiptarët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tallje e qytetarëve nga Kryeministri Edi Rama e cilëson kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi vendimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Në një postim në “FB”, Bardhi thotë se “pasi e rriti çmimin e enrgjisë me 30 përqind, duke patur çmimin më të lartë në Rajon, sot quan historike që e ul me 1 lek për kilovat, por ndërkohë mbetemi përsëri vendi me çmimin më të lartë të energjisë se Kosova, Mali i Zi apo Bosnje Hercegovina”. 

Bardhi shkruan se ishte Edi Rama që rriti për 10 vjet çmimin e energjisë nga 7.4 lekë në 9.5 lekë.

Më tej demokrati shprehet se  “ulja e çmimit të energjisë nuk duhet të jetë masë vetëm për 10 muaj, apo masë për mashtrim elektoral, por një masë e përhershme veçanërisht për familjet në nevojë apo me të ardhura mesatare.”

The post Ulja minimale e çmimit të energjisë para zgjedhjeve, Bardhi: Rama vijon talljen me shqiptarët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *