Të akuzuar për vrasje dhe drogë, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar (Emrat)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjatë 24 orëve të fundit, janë finalizuar 3 operacione për kapjen e shtetasve me rrezikshmëri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) kapi dhe vuri në pranga 2 pjesëtarë të organizatave kriminale në Itali, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe 1 shtetas të akuzuar në Suedi, për kanosje serioze për vrasje.

Këto operacione u zhvilluan si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë italiane dhe ata të Policisë suedeze, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 22”.

Në pranga janë vënë shtetasit: Ylli Zherri alias Ylli Gjuci, 32 vjeç, i lindur në Mamurras. Ai u kap në Mamurras, pasi Gjykata e Vareses, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

Lumnije Freskina alias Lumnije Danaj 60 vjeçe, e lindur në Shkodër. Ajo u kap në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

Dhe 37 vjeçari Ahmad Farhan, shtetas suedez. Ai u kap në Tiranë, pasi Gjykata e Orebros, Suedi, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Kanosja serioze për vrasje”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Itali dhe në Suedi, për të finalizuar procedurat e ekstradimit të këtyre shtetasve.

The post Të akuzuar për vrasje dhe drogë, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar (Emrat) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *