Sherr në Tiranë, plagosen dy persona

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy persona janë plagosur në Tiranë pas një sherri mes tyre. Burime zyrtare nga policia konfirmuan se një prej tyre është lënduar nga goditje me sende të forta, ndërsa tjetri është goditur me thikë.

“Rreth orës 21:05, në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe  po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

The post Sherr në Tiranë, plagosen dy persona appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *