Mbappé injoron Francën: plani për të fituar Topin e Artë dhe Real Madridin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Fitorja me Real Madridin dhe marrja e Topit të Artë në vitin 2025. Kylian Mbappé ka plane të qarta për sezonin në vijim. Për këtë arsye, ai ka vendosur të anashkalojë dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Francën dhe të marrë disa ditë pushimi, duke kaluar madje një natë në një klub nate në Stokholm. Ish-lojtari i PSG-së, që ndodhet në qendër të polemikave këto ditë, dëshiron të shmangë dëmtimet dhe të marrë pjesë vetëm në ndeshje të një niveli të lartë me kombëtaren e tij, duke i dhënë përparësi absolute Real Madridit.

Lexo më tej: Mbappé, tjetër skandal: në diskotekë në Stokholm ndërsa Franca ishte né fushë kundër Izraelit

Numri 10 i Real Madridit ka qenë i qartë me Deschamps dhe federatën: ai do të pranojë të thirret vetëm për ndeshje vërtet të rëndësishme. Gjithçka është e planifikuar, zbulon Footmercato, me 25-vjeçarin që nuk dëshiron të stresojë tepër trupin e tij për të qenë në formë maksimale në ndeshjet që kanë rëndësi, veçanërisht me klubin të cilit iu bashkua verën e kaluar. Në fund të fundit, të shënojë gola dhe të fitojë trofe si protagonist me Real Madridin do t’i japin mundësinë, të paktën në letër, që Mbappé të fitojë Topin e Artë në vitin 2025 pa shumë vështirësi.

The post Mbappé injoron Francën: plani për të fituar Topin e Artë dhe Real Madridin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *