Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Është vënë në pranga 47-vjeçari, Ilir Nukaj, i cili ka dhunuar fizikisht 80-vjeçarin, Namik Rustemi dhe bashkëshorten e tij 77-vjeçare. Nukaj, person me preçedent penal për krime ndaj personit, akuzohet për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.
Ngjarja sipas informacioneve ka ndodhur në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të Namik Rustemit. Ndërkohë, si pasojë e dhunës së ushtruar, i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i intubuar në spitalin rajonal të Fierit. Bashkëshortorja e tij, pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.
The post Dhunoi 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, arrestohet 47-vjeçari në Fier me precedentë penal appeared first on Lapsi.al.
