Autobusi me studentë humb kontroll në Egjipt, 12 persona humbin jetën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

12 studentë kanë humbur jetën dhe 33 u plagosën sot në Egjipt pasi një autobus u përmbys në një autostradë që lidh Kajron me bregun e Detit të Kuq. Lajmin e konfirmoi ministria egjiptiane e shëndetësisë.

Autobusi po transportonte studentë nga Universiteti i Galala, në provincën lindore të Suezit, kur u përmbys në autostradën Al-Galala, e cila lidh Kajron me qytetet bregdetare në Detin e Kuq. Në këtë aksident trafiku nuk është përfshirë asnjë automjet tjetër dhe po hetohet për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e aksidentit. Sipas rrjetit privat pro-qeveritar Sada al-Balad, hetimet fillestare tregojnë se shoferi i autobusit ishte duke ecur me shpejtësi dhe humbi kontrollin e mjetit.

The post Autobusi me studentë humb kontroll në Egjipt, 12 persona humbin jetën appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *