Brantley Gilbert ndërpreu koncertin ne Misisipi, pasi gruaja lindi në prapaskenë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këngëtari i muzikës “Country”, Brantley Gilbert ndërpreu papritur koncertin në Misisipi, pasi bashkëshortja e tij po sillte në jetë fëmijën e tyre të tretë, brenda autobusit të turneut.

Shfaqja sapo kishte filluar, kur Gilbert u largua me urgjencë nga skena, duke i lënë fansat të habitur. Por fatmirësisht arsyeja ishte më tepër se e mirë, djali i tyre i vogël erdhi para parashikimeve.

Një ditë pas ngjarjes, Gilbert bëri një postim duke i përmbledhur të gjitha përjetimet e një ditë që ishte e jashtëzakonshme për të, mes fansave dhe pritjes së një fëmije.

“Nata e kaluar mund të ketë qenë nata më e çmendur e jetës sime. Gjithçka ndodhi papritur dhe koha për ta nisur Amber drejt spitalit ishte e pamjaftueshme.

Të shikosh një grua kaq të mrekullueshme duke bërë një gjë kaq të mrekullueshme është diçka që nuk do ta harroj kurrë.

Faleminderit të gjithëve për ndihmën, faleminderit Mississippi për dashurinë e treguar dhe mbështetjen e çmendur. Dhe mbi të gjitha… Amber Gilbert, që arrite të tregosh saktësisht se sa e fortë mund të jetë një grua”, tha këngëtari.

NDODHI DHE KJO/Brantley Gilbert ndërpreu koncertin ne Misisipi, pasi gruaja

Gjithashtu, artisti ndau dhe një video në rrjetet sociale, ku ndan disa prej momenteve kur u largua nga skena dhe vrapoi drejt autobusit ku e priste bashkëshortja e shtrirë në një divan.

Telefonata e parë që Gilbert bëri ishte mamaja etij, të cilën e njoftoi për pritjen e ëmbël.

NDODHI DHE KJO/Brantley Gilbert ndërpreu koncertin ne Misisipi, pasi gruaja

Këngëtari amerikan ka nisur një turne qe nga data 7 tetor dhe pritet të mbyllet në muajin prill. Performanca e radhës është planifikuar për 17 tetor në Savannah, Georgia. S.B

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *