Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg, i dhënë nga ish-Gjykata e Apelit Durrës për Ruzhdi Tasunin, i cili në vitin 2020 vrau gruan e tij duke e goditur disa herë me mjete të forta.
Shkalla e dytë e gjyqësorit e kishte dënuar 67 vjecarin me 30 vite, por i pandehuri bëri rekurs duke për zbutje të dënimit. Tasuni ka parashtruar në kërkesën e tij, argumentin se është penduar për krimin e rëndë dhe se nuk kishte qëllim vrasjen e bashkëshortes së tij.
Tasuni do të pretendonte se sherri me gruan ka ardhur si pasojë e borxheve që ata kishin.
Krimi në familje ndodhi brenda një dyqani, në të cilin çifti i bashkëshortëve tregtonin metrazhe.
4 vite më parë, oficerët e policisë gjyqësore kur mbërritën në vendin e ngjarjes, e gjetën qepenin e mbyllur dhe shtetasen Hajdie Tasuni të pajetë, të cilës iu konstatuan 6 goditje në kokë, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ka qenë vetë Ruzhdiu, babai i 3 fëmijëve që ka njoftuar sallën operative të policisë, pas aktit të kryer në drejtim të bashkëshortes.
The post S’ka mëshirë për të moshuarin që vràu gruan, do bëjë 30 vite burg appeared first on Lapsi.al.
