Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Gjashtë herë kampioni olimpik i çiklizmit, Chris Hoy, ka zbuluar se ka kancer terminal dhe mjekët i kanë thënë se i kanë mbetur “dy deri në katër vjet” jetë. Ish-garuesi i pistave, 48 vjeç, njoftoi në shkurt se ishte diagnostikuar me sëmundjen dhe se po i nënshtrohej kimioterapisë, por këmbënguli se trajtimi “po shkonte shumë mirë”. Gjërat sic duket nuk ishin si u deklaruan, sepse ai ka thënë tani për Sunday Times se e dinte që në atë kohë se sëmundja e tij ishte terminale. Kur i pyeti mjekët se sa kohë i mbetej, ai tha se i kishin thënë: “Dy deri në katër vjet”.
Lexo më tej: Rrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit 2024: çiklistja zvicerane Furrer humbet jetën
“Ne të gjithë kemi lindur dhe të gjithë vdesim, dhe kjo është vetëm një pjesë e procesit,” tha Hoy për Sunday Times. Hoy shpjegoi se fillimisht e kishte justifikuar dhimbjen në shpatull si një dëmtim të shkaktuar nga ushtrimet në palestër. Megjithatë, testet zbuluan kancerin e prostatës që kishte metastazuar në shpatull, legen, ijë, shpinë dhe brinjët e tij. Pothuajse në të njëjtën kohë gruaja e tij Sarra u diagnostikua me sklerozë multiple. Një dramë e vërtetë për familjen Hoy, që vuan nga dy sëmundje pa shërim.
The post Dramë e dhimbshme për familjen Hoy: Chris është me kancer terminal, e shoqja me sklerozë multiple appeared first on Lapsi.al.
