Sektori i çelikut po kalon një periudhë të vështirë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Flet Erdal Demir, Administrator, Kurum International

 

Kurum International, prodhuesi i çelikut dhe energjisë dhe një ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend, po kalon një periudhë të vështirë.

Të ardhurat në vitin 2023 kanë rënë, si rrjedhojë e reduktimit të çmimeve të hekurit të ndërtimit në bursat ndërkombëtare, pas rritjes së fortë të tyre vitin e mëparshëm. Edhe 2024 pritet të jetë vit i vështirë për sektorin e çelikut, me një parashikim të vijueshmërisë së rënies së çmimeve dhe përfitueshmërisë në sektor.

Erdal Demir, Administrator i Kurum International, pohon se shoqëria nga mesi i gushtit ka mbyllur procesin e prodhimit në fabrikën e çelikut dhe të petëzimit, ndërkohë që është arritur një marrëveshje me punëtorët për këtë çështje, duke u siguruar atyre që të mos penalizohen, për shkak të mbylljes së aktivitetit të prodhimit.

Ndërkohë, për të pasur mundësinë e rritjes së konkurrueshmërisë, shoqëria po vazhdon procesin e investimeve në të gjitha proceset prodhuese.

 

Si do ta vlerësoni ecurinë e Kurum në vitin 2023 dhe pjesën e deritanishme të vitit 2024?

Viti 2023 ka qenë i mbushur me sfida për kompaninë, sfida të cilat kanë vijuar edhe në 6-mujorin e parë të 2024. Në tërësi, kompania ka vijuar të performojë kënaqshëm në shifra dhe volume shitjesh, por pritshmëritë nuk janë realizuar, sidomos në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të hekurit të ndërtimit, ndërkohë që sektori i energjisë ka vijuar të ketë ecuri të mirë.

Gjatë vitit 2023 janë prodhuar gjithsej 281.373 tonë hekur ndërtimi, ndërkohë që janë tregtuar në total 506.584 tonë hekur ndërtimi, një shifër kjo më e lartë në volume në historinë e kompanisë në Shqipëri. Janë prodhuar gjithsej 373 milionë kW energji elektrike, nga të cilat 266 milionë kW janë tregtuar dhe 107 milionë kW janë përdorur në fabrikat e shoqërisë.

Të ardhurat totale janë 37.737 milionë lekë, ose afërsisht 366 milionë euro, me një fitim pas tatimit 4.462.168.911 lekë. Shoqëria ka paguar 816.478.307 lekë tatimfitimi.

Ulja e të ardhurave lidhet kryesisht me rënien e çmimeve të hekurit të ndërtimit në bursat ndërkombëtare, e pritshme pas situatës së çmimeve të larta në 2021-2022, si dhe rënien në çmimet e energjisë, gjithashtu e pritshme pas krizës energjetike dhe periudhës së çmimeve të larta në vitin 2022.

Për këto arsye, ashtu si edhe vitin që shkoi, shoqëria momentalisht ka mbyllur procesin e prodhimit në fabrikën e çelikut dhe të petëzimit, ndërkohë që është arritur një marrëveshje me punëtorët për këtë çështje, duke u siguruar atyre që të mos penalizohen për shkak të mbylljes së aktivitetit të prodhimit.

Ndërkohë, për të pasur mundësinë e rritjes së konkurrueshmërisë, shoqëria po vazhdon procesin e investimeve në të gjitha proceset prodhuese.

 

Situata

Shoqëria momentalisht ka mbyllur procesin e prodhimit në fabrikën e çelikut dhe të petëzimit, ndërkohë që është arritur një marrëveshje me punëtorët për këtë çështje, duke u siguruar atyre që të mos penalizohen për shkak të mbylljes së aktivitetit të prodhimit. Ndërkohë, për të pasur mundësinë e rritjes së konkurrueshmërisë, shoqëria po vazhdon procesin e investimeve në të gjitha proceset prodhuese.

 

Cilat janë pritshmëritë e kompanisë për periudhën në vijim?

Viti 2024 pritet të jetë i vështirë për sektorin e çelikut, me një parashikim të vijueshmërisë së rënies së çmimeve dhe përfitueshmërisë në sektor, duke vështirësuar vazhdimin e prodhimit në fabrikat e çelikut dhe petëzimit.

Edhe gjatë 2023, shoqëria ka prodhuar me kapacitet mjaft të reduktuar, rreth 50%, dhe me ndalesa në prodhim, disa herë gjatë vitit.

Këtë periudhë, siç e përmendëm edhe më sipër, shoqëria po e shfrytëzon për kryerjen e investimeve të nevojshme në rinovimin e fabrikave të petëzimit, fabrikën e oksigjenit dhe rinovime të pjesshme në fabrikën e çelikut. Investimet priten të përfundojnë në fund të vitit 2024 dhe priten të sjellin rritje të kapaciteteve dhe produktivitetit në fabrikë.

 

 

Si ka ndryshuar kërkesa në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm? Cilat janë tregjet tuaja kryesore të eksportit?

Tregu i shoqërisë vijon të mbetet kryesisht eksporti në rajon, Kosovë, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mal i Zi, si dhe në Republikën e Serbisë.

Theksojmë që tregu ballkanik është bërë shumë më tepër i vështirë dhe konkurrenca me fabrikat e mëdha sidomos nga Turqia, është ashpërsuar dhe rritur në vitet e fundit, pasi tregu ballkanik dhe zhvillimi i sektorit të ndërtimit në këtë rajon, kanë tërhequr mjaft fabrika e kompani tregtare nga Turqia apo Lindja e Mesme.

 

Si do ta vlerësonit mjedisin për të bërë biznes në vend? Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet krahasuar me vendet e tjera të rajonit?

Ambienti në Shqipëri dhe në përgjithësi në rajonin tonë ka vijuar të ashpërsohet dhe vështirësohet gjatë 2023, janë faktorë të ditur dhe të përmendur nga mjaft biznese të tjera, por më kryesoret mund të përmendim:

Vështirësitë në tregun e punës dhe gjetjes apo mbajtjes së punonjësve dhe specialistëve, vështirësitë financiare për eksportuesit që lidhen me kursin e këmbimit dhe zhvlerësimin e monedhës europiane, humbja e avantazheve konkurruese që ka pasur Ballkani si pasojë e humbjes së produktivitetit nga fabrikat, çmimet e larta të energjisë elektrike dhe rritja në përgjithësi e kostove të tjera mbështetëse qoftë në transport, kapacitete të kufizuara të porteve detare dhe mungesa e infrastrukturës hekurudhore funksionale kanë ndikuar në përkeqësimin e produktivitetit dhe realizimit të operacioneve logjistike të niveleve të mëdha, siç kërkon industria e rëndë.

 

Si ka ecur plani i kompanisë për ristrukturimin e kredive?

Shoqëria është në përfundim të planit të ri të organizimit, dhe gjatë vitit 2023 janë shlyer gjithsej afërsisht 66 milionë euro kredi ndaj kreditorëve, duke ulur ndjeshëm ekspozimin. Pritet që në fund të vitit 2024 plani i organizimit të përfundojë.

 

Ju jeni një nga kompanitë që keni realizuar me sukses procesin e ristrukturimit nëpërmjet falimentit. A mund të ndani përvojën tuaj në lidhje me këtë proces?

Kompania Kurum International besojmë se bëri zgjedhjen e duhur dhe mjaft të guximshme për kohën, duke iu drejtuar gjykatës për një proces ristrukturimi me kreditorët. Kuptohet që gjatë vitit 2016 deri në qershor 2017, që u arrit miratimi i planit të ri të organizimit, kaluam një periudhë të vështirë.

Nga njëra anë vijuam negociatat me kreditorët, për të arritur kushte sa më të kënaqshme për kreditorët dhe të realizueshme financiarisht për shoqërinë, nga ana tjetër, për të ringritur fabrikat dhe aktivitetin ekonomik të shoqërisë.

Falënderojmë të gjithë bankat kreditore, të cilat në fund të fundit patën besim dhe lejuan vijueshmërinë e aktivitetit të shoqërisë, besim të cilin ua kemi rikthyer me shlyerjen totale të kredive për gati të gjithë kreditorët e pasiguruar dhe të siguruar, duke u garantuar plus shumave të detyrimeve kontraktuale, edhe interes gjatë periudhës së riorganizimit.

E thënë më thjesht, kreditorët na dhanë kohën e mjaftueshme për të shlyer detyrimet, pa u cenuar në të drejtat e tyre, dhe shoqëria e shfrytëzoi këtë kohë për t’u ringritur.

 

Cilat janë planet tuaja për investime në të ardhmen?

E theksuam edhe më lart që gjatë viteve 2023 dhe 2024, shoqëria ka bërë investime në rinovimin e linjave të prodhimit, si dhe gjatë 2024 ka vijuar me planet për investime në përmirësim teknologjik, për të bërë të mundur rritje të produktivitetit dhe përballim të konkurrencës në sektor.

Gjatë vitit 2023 mbaroi me sukses rinovimi në HEC Shkopet (në total 12.5 milionë euro) dhe gjatë 2024 do të fillojë investimi në HEC Bistrica 1 dhe HEC Bistrica 2, me vlerë totale prej 11.8 milionë eurosh.

 

The post Sektori i çelikut po kalon një periudhë të vështirë appeared first on Revista Monitor.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *