Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Champions League vazhdon këtë të mërkurë me të tjera takime interesante.
Sot janë planifikuar që të luhen nëntë ndeshjet e mbetura nga raundi i tretë i Champions League.
Në orën 18:45 do të luhen dy ndeshje Atalanta-Celtic dhe Brest-Bayer Leverkusen.
Ndërkohë, në mbrëmje, në orën 21:00 do të nisin shtatë ndeshjet e tjera
Në stadiumin historik “Camp Nou”, Barcelona e pret gjigantin gjerman, Bayern Mynich, ku tw dy ekipet kwrkojnw fitoren.
Të dy skuadrat kanë bilanc të njëjtë nga dy ndeshjet e para, nga një humbje dhe një fitore, duke u renditur kështu në pozitat 17 dhe 18.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Atletico Madridit dhe Lille, si dhe RB Leipzig kundër Liverpoolit.

The post Magjia e Champions League vazhdon edhe sot, spikat Barcelona-Bayern dhe Leipzig-Liverpool appeared first on GIJOTINA.
