Sekuestrohet pallati me vlerë 1 milion euro në pronësi të Pëllumb Tudës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një pallat me vlerë 1 milion euro është sekuestruar në Durrës tek Ura e Dajlanit, shumë pranë vijës bregdetare.

Te hotel “Colombo” në pronësi të Pali Tudës, i akuzuar për trafik droge e prostitucion. Ka dyshime se kjo pasuri është vënë nga aktiviteti kriminal, pastrimi i parave të vëna nga lëndët narkotike, si edhe shfrytëzimi i prostitucionit.

Ka një vendim gjykate të vitit 2022 për konfiskimin e tij, ndërsa dyshohet se ka patur rikthim të aktivitetit.

Eshtë bërë bastisja e tij, për t’u vënë në dispozicion të shtetit. Tuda është vënë në hetim që prej vitit 2020 dhe gjykata tha atëherë se rezulton e provuar që pasuritë janë vënë përmes veprimtarive kriminale ku ai ka qenë i përfshirë.

Sipas Prokurorisë, Tuda është i përfshirë në trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe është dënuar për armëmbajtje pa leje.

Hotelin në zonën e Plazhit në Durrës ai e kishte në emrin e tij, por sipas vendimit, investimi nuk i përshtatet nivelit të të ardhurave të deklaruara.

The post Sekuestrohet pallati me vlerë 1 milion euro në pronësi të Pëllumb Tudës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *