Plagosja në Kamëz, sherri për një vend parkimi/ Detajet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen në Kamëz.

Sipas burimeve policore, se dy personat janë konfliktuar për një vend parkimi, i cili përfundoi me të shtëna armësh.

Si pasojë e konfliktit për vendin e parkimit njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka plagosur në këmbë shtetsain Mikel Xhetani, 25-vjeç. Gjithashtu 25-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M.Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj”, tha policia e Tiranës në një njoftim paraprak për ngjarjen.

The post Plagosja në Kamëz, sherri për një vend parkimi/ Detajet appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: