Forca të shumta policie para ‘Colombo’ në Durrës, konfiskohet hoteli i Pëllumb Tudës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Forca të shumta policie janë vendosur para hotel ‘Colombos’ në pronësi të Pëllumb Tudës alias Pali Tudës ku do të ekzekutohet vendimi i gjykatës për konfiskimin e pasurisë.

Hoteli ndodhet në zonën e Plazhit në Durrës tek Ura e Dajlanit.

Vendimi i gjykatës së Durrësit për konfiskimin e hotel Colombo’ në Durrës, me vlerë 1 milionë euro u dha në 2022 nga Gjykata e Durrësit dhe u la në fuqi nga Gjykata e Apelit. Sipas vendimit hoteli është pronë e siguruar nga paratë e krimit.

Pallati ka qenë në sekuestro preventive pasi pronari Pëllumb Tuta me precedent penal dyshohet se e ka ngritur këtë ndërtesë me para të përfituara nga shitja e lëndeve narkotike në Itali.

Gjithashtu ai u denoncua para 5 viteve nga banakieria në klubin në pronësi të tij sepse Pëllumb Tuda kishte dashur ta shfrytëzonte për prositucion.

The post Forca të shumta policie para ‘Colombo’ në Durrës, konfiskohet hoteli i Pëllumb Tudës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *