“Hans, ne po vijmë!”, Thomas Muller paralajmëron Barcelonën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sulmuesi gjerman i Bayern Munich, Thomas Muller ka paralajmëruar Barcelonën dhe trajnerin e tyre, Hansi Flick, para përballjes së sotme (e mërkurë) në Ligën e Kampionëve.

Barcelona do të përballet sonte me Bayern Munich në stadiumin Montjuic nga ora 21:00.

Skuadra gjermane po vepron paksa shumë e sigurt përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve dhe këtë e tregon një detaj i fundit.

Ylli i Bavarezëve, Muller postoi një foto të buzëqeshur të tij dhe shokëve të skuadrës në rrugën e tyre për në Kataluni.

Ai përveç tjerave, paralajmëroi edhe ish-trajnerin e tij, tani trajnerin e Barcelonës, Flick.

“Për të gjithë ju që po e prisni… në Barcelonë. Gjithmonë të veçantë, Hansi ne po vijmë”, ka shkruar Muller në postimin e tij.

Mbetet të shohim nëse futbollistët e Bayern Munichut do të jenë ende duke buzëqeshur edhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

The post “Hans, ne po vijmë!”, Thomas Muller paralajmëron Barcelonën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *