Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një efektiv i policisë së Kosovës u vra me armë zjarri teksa po hynte në banesën e tij. Sipas policisë ngjarja ndodhi mbrëmë në rrugën “Idriz Seferi”, Kaçanik.
Oficeri i policisë, Muhamed Lika, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë autori është ende në kërkim.
“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Policia vijon me hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti kriminal.
The post Ekzekutohet me armë zjarri në hyrje të banesës së tij një efektiv policie në Kosovë appeared first on Lapsi.al.
