LeBron James ka shkruar një tjetër faqe të historisë në NBA. Në ndeshjen e parë të sezonit kundër Minnesota Timberwolves, ylli i Los Angeles Lakers zbriti në fushë së bashku me djalin e tij, Bronny James, duke u bërë kështu çifti i parë baba-bir që luan së bashku në 76 vitet e historisë së NBA.
LeBron nuk mundi t’i fshihte emocionet pas ndeshjes, pasi luajti përkrah djalit të tij 20-vjeçar. Ky moment, i shumëpritur që nga drafti, u bë realitet. Bronny James, i emocionuar, deklaroi pas ndeshjes: “Ishte një moment i çmendur që nuk do ta harroj kurrë”.
Lexo më tej: I biri pësoi infarkt, Lebron i qetëson për gjendjen e Bronny James: “Jemi mirë, e ndjejmë dashurinë tuaj”
Në një intervistë pas ndeshjes, LeBron theksoi se sa i rëndësishëm ishte ky moment për të: “Familja ka qenë gjithmonë mbi gjithçka. Gjatë karrierës sime kam hequr shumë kohë nga familja, duke u angazhuar në këtë kampionat, duke udhëtuar shpesh. Kam humbur shumë momente të rëndësishme me Bronny-n, Bryce-n dhe Zhuri-n, kështu që të kem këtë moment ku mund të punoj me djalin tim është një nga dhuratat më të mëdha që kam marrë ndonjëherë. Do të përfitoj maksimalisht prej tij”, tha LeBron, i dukshëm i emocionuar.
Ky moment historik u kurorëzua edhe me fitoren e Los Angeles Lakers, ku Bronny kontribuoi me një rikuperim të topit (ndonëse nuk shënoi pikë), ndërsa LeBron shënoi 16 pikë. Anthony Davis ishte lideri i ekipit, duke shënuar 36 pikë dhe 16 rikuperime, duke udhëhequr Lakers drejt suksesit ndaj Minnesota Timberwolves.
LeBron James.
Bronny James.The first father-son duo to play together in the NBA! pic.twitter.com/naadFLoPmh
— NBA (@NBA) October 23, 2024
The post Rekordi unik i LeBron James, në fushë me të birin Bronny: “Një moment i çmendur” appeared first on Lapsi.al.
