Video/ Atalanta ndalet nga Schmeichel, Celtic merr pikë në Gewiss: Brest frenon Bayer

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy barazime hapin të mërkurën e raundit të tretë të Champions League dhe të dy rezultatet janë surprizë. Atalanta nuk shkon përtej 0-0 me Celtic, me Schmeichel që ndal të gjitha tentativat. Në të vetmin rast që portieri u kalua, në ndihmë të skocezëve erdhi traversa. 1-1 mbyllet edhe sfida mes Brest e Leverkusen.

ATALANTA 0-0 CELTIC

Në raundin e tretë të Champions League 2024/25, Atalanta dominoi gjithë ndeshjen, por mori vetëm një pikë në barazimin pa gola në stadiumin Gewiss kundër Celtic. Ndeshja përfundoi 0-0 dhe protagonist absolut ishte portieri Schmeichel. Danezi priti gjithçka që erdhi në anët e tij dhe vetëm në një rast u superua nga Pasalic, që ishte i pafat duke goditur traversën. Kroati ishte lojtari më i rrezikshëm me depërtimet e tij, por Schmeichel ishte i pakalueshëm. Pak minuta nga fundi bergamaskët tentuan forcing final për të provuar të rrëmbenin tre pikët, por skuadra mike u mbrojt mirë dhe mori në shtëpi barazimin. Atalanta ngjitet në 5 pikë në klasifikim, një më pak se Celtic, me 4, të siguruara deri tani.

Lexo më tej: Video/ Gjimshiti tund rrjetën në Champions: Atalanta në avantazh, Sylvinho buzëqesh për kapitenin e rikthyer

BREST 1-1 LEVERKUSEN

Barazim i luftuar në Francë mes Brest dhe Bayer Leverkusen. Gjermanët favoritë nuk shkuan më shumë se 1-1 ndaj vendasve, me ndeshjen që u vendos e gjitha në pjesën e parë. Wirtz kaloi aspirinat në avantazh në minutën e 24′, duke shfrytëzuar asistin e Hoffman dhe u duk se do të ishte një detyrë e lehtë për të besuarit e Xabi Alonso për të marrë rezultatin. Nuk ndodhi kështu. Brest reagoi shpejt dhe në minutën e 39′ erdhi barazimi. Lees Melou shënoi pas një sugjerimi të  Camara, duke mbajtur dy skuadrat në kuotë të njëjtë pikësh në renditje. 7 pikë për Bayer dhe Brest provizorisht në vendin e tretë dhe të katrët.

The post Video/ Atalanta ndalet nga Schmeichel, Celtic merr pikë në Gewiss: Brest frenon Bayer appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *