Disa muaj pas sulmit, Avokati Sokol Mëngjesi rikthehet në seancat gjyqësore

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas një shkëputjeje disamujore, për shkak të një sulmi ndaj tij, avokati Sokol Mëngjesi u është rikthyer këtë të enjte seancave gjyqësore. Pas 6 muajve, Mëngjesi ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme për të përfaqësuar liderin e opozitës, Sali Berisha në seancën paraprake në ngarkim të tij.

Mëngjesi u sulmua nga 4 persona më 29 Maj të këtij viti, sulm që dyshohet ta ketë porositur 58 vjeçari Dritan Nano.

Mëngjesi ka qenë përfaqësues në një proces civil për trashëgimin e një prone në Tiranë. Procesi është fituar nga ai, por dyshohet se Nano nuk ka pranuar të plotësojë kushtet ligjore të kontratës që kishte me të.

Pasi qëndroi 6 ditëvë në intubim te spitali i Traumës, Mëngjesi u dërgua në Athinë për kujdes më të specializuar mjekësor më të specializuar.

The post Disa muaj pas sulmit, Avokati Sokol Mëngjesi rikthehet në seancat gjyqësore appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *