Arturo Gerosa, i ftuari i radhës special në kursin e FSHF-së “UEFA B Fitness Coach”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kursi “UEFA B Fitness Coach” që zhvillohet nga Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti të ftuarin e radhës për këtë edicion, Arturo Gerosa-n, specialist i rehabilitimit, me eksperiencë të gjerë në ekipe si Juve Stabia, Monza dhe aktualisht është pjesë e ekipeve të të rinjve të Milanit.

Gjatë kursit ai foli për evolucionin e përgatitjes atletike, ku theksoi rëndësinë e aktiviteteve fizike të rregullta dhe të përditshme që në vitet e para të jetës. Gjithashtu, u ndal te roli i përparimeve teknologjike në identifikimin e talenteve të rinj, në rëndësinë e monitorimit të ngarkesës ditore të stërvitjes, si dhe rolin e analizave mjekësore, duke përfshirë testet e kyçeve, testet e gjakut dhe historinë mjekësore, për të siguruar performancë optimale dhe rikuperim të shpejtë për atletët.

Përveç kësaj, ai prezantoi modelin “Performanca Gati”, i cili integron testime me bazë GPS për aftësitë atletike si metabolizmi, forca, shpejtësia dhe shëndeti strukturor.

Kursi “UEFA B Fitness Coach” zhvillohet për herë të parë në Shqipëri nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, duke certifikuar përgatitësit atletikë në fushën e futbollit.

The post Arturo Gerosa, i ftuari i radhës special në kursin e FSHF-së “UEFA B Fitness Coach” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *