“Si në mesjetë!”, Bardhi në Fier: Çfarë tradhtie për një komunitet që ka votuar PS-në për kaq vite

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Drejtuesi politik i PD-së për Fierin, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Mbrostar Ferko në Fier.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se prej vitesh banorët e kësaj lagje jetojnë si në Mesjetë.

Bardhi shprehet se PD do t’i japë kësaj lagje investimet që meriton dhe do të zbatohet Paketa e Emergjencës.

“Në Fier, si në mesjetë!

Nuk ka dështim më të madh për një qeveri që për 12 vjet me radhë të mos bëjë asgjë për një komunitet aq të madh sa ai i lagjes Mbrostar Ferko në Rajonin 3, Fier.

Me banorët e lagjes ndamë shqetësimin se prej vitesh tashmë ata jetojnë si në mesjetë.  Vetëm 1 km nga qendra e Fierit ecëm në rrugë të paasfaltuara, mes pellgjesh të mëdha  të ujrave të zeza, me plehra që i sheh kudo. Çfarë tradhtie për një komunitet që ka votuar PS për kaq  shumë vite, të gënjyer nga kushdo prej pushtetarëve që u ka shkuar në derë!

Por ka një lajm të mirë nga banorët e zonës. Në 11 Maj do të braktisin PS, siç i ka braktisur ajo për 12 vjet me radhë dhe do të votojnë për PD. Njerëzit e dinë se ka ardhur koha e ndryshimit! Partia Demokratike do t’i japë komunitetit në lagjen Mbrostër Ferko investimet që meriton dhe, njësoj si në qarkun e Fierit dhe gjithë Shqipërinë do të zbatojmë Paketën e Emergjencës!

Asnjë pension nën 200 euro

Rritje çdo vit e pensioneve me 20%

Rritje e pagës minimale në 500 euro

Rritje e pagës mesatare mbi 1200 euro

Ulje në 7 lek e çmimit të energjisë

Ulje e çmimit të karburantit deri në 40%

Mirëqenia e shqiptarëve është objektivi ynë!

Voto nr. 1! Voto PD”, shkruan Bardhi.

The post “Si në mesjetë!”, Bardhi në Fier: Çfarë tradhtie për një komunitet që ka votuar PS-në për kaq vite appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: