Tentoi të largohej nga Rinasi/ Policia prangos mësuesin ‘maniak, ngacmonte seksualisht dy nxënëse

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka arrestuar Fatmir Hoxhën, mësuesin 55 vjeçar në Prrenjas, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht të miturat në një shkollë 9-vjeçare në Rrajcë.

Denoncimi është bërë nga familjarët e dy vajzave të mitura, të cilat pretendojnë se mësuesi i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.

Largimi i mësuesit 55-vjeçar nga puna për shkak te sjelljeve te pa hijshme, është kërkuar edhe me parë nga komuniteti, teksa kallëzimi i bërë së fundi është marrë seriozisht nga strukturat përkatëse të policisë dhe pas një hetimi paraprak.

Pas denoncimit në polici mësuesi është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit, në tentativë për t’u larguar jashtë Shqipërisë me avion. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit, çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë tek e mitura dhe familja e saj.

Image

Autoritetet policore kanë sekuestruar gjithashtu prova, të cilat dyshohet se mbështesin pretendimet e kallëzueseve.

Policia e Librazhdit vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të mbledhur të gjitha provat ligjore të nevojshme, ndërkohë që ndaj të ndaluarit do të merren masat përkatëse në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.

Ndaj shtetasit Fatmir Hoxha rëndon akuza për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture, vepra këto të dënueshme sipas legjislacionit penal shqiptar.

 

The post Tentoi të largohej nga Rinasi/ Policia prangos mësuesin ‘maniak, ngacmonte seksualisht dy nxënëse appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: