Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja po bëhet gati për t’i dhënë fund kalvarit të gjatë me dëmtimin në tendinën e akilit, që e ka mbajtur jashtë fushës së blertë këtë sezon.
Konfirmimi vjen nga trajneri i tij tek Everton, Sean Dyche. Në konferencën e fundit përpara mediave, tekniku iu përgjigj interesimit të gazetarëve për ecurinë e rikuperimit të sulmuesit shqiptar.
“E qartë se nuk do të luajë edhe për pak javë. Por ai po ecën shumë mirë me përgatitjet personale. Duket i fortë edhe me vrapimet, por ka nevojë për një periudhë stërvitore tani, për të qenë plotësisht gati për të luajtur”, tha ai.
The post Kur do rikthehet në fushë Broja? Flet trajneri i Evertonit appeared first on GIJOTINA.
