I zhdukur prej katër ditësh, çobani gjendet i pajetë në mal

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 47-vjeçar nga Elbasani që ishte i punësuar si çoban në zonën e Selenicës, është gjetur i pa jetë, katër ditë pasi ishte shpallur i zhdukur nga pronari i tij.

Policia bën me dije se trupi i pajetë u gjet në malin e fshatit Gjormë.

“Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 24.10.2024, në malin e fshatit Gjormë, dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale, shtetasi E. G., 47 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte punësuar si çoban në atë zonë dhe prej datës 21.10.2024 kishte humbur kontaktet me pronarin e stanit ku punonte”, njoftojnë uniformat blu.

The post I zhdukur prej katër ditësh, çobani gjendet i pajetë në mal appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *