“Aleksi? Faull taktik”, Tetova kapet me arbitrimin: Martini turpërohet nga Dede

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

“Jemi në rrugë të mbarë përsa i përket mënyrës si shkojmë te porta kundërshtarit. Dhe në pjesën e dytë deri në daljen me karton të kuq, megjithatë Dinamo nuk rrezikoi. Detajet bëjnë diferencën, mendoj me pak kujdes, më i vëmendshëm, çdo gjë do ishte në favorin tone”. Edlir Tetova nuk e fsheh nervozizmin, pas barazimit 1-1 me Dinamon, në të cilën Egnatia e tij luajti me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të 45 minutave të dyta.

Tekniku i rrogozhinasve e ka inatin me arbitrin, që sipas tij punoi me dy standard: “Përderisa kemi rregullore, faulli i Aleksit mendoj taktik, nuk është i verdhë. Dhe nëse është, Gudiabi në të dytën duhet të ishte i kuq – tha Tetova, duke shtuar -. Ka ngërç para portës, po mundohemi. Idea është që lojtarët e rinj, duhet të futen akoma më shumë, të besojnë se janë përpara portës. Lojtari kur del para portës, duhet të godasë. Thjesht gjithkush duhet të piqet, që unë jam këtu dhe duhet të shënoj”.

Barazimi i rri ngushtë Dajës: “Duhet të bënim më shumë”

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka mbetur i pakënaqur nga ekipi i tij, sidomos pasi Egnatia mbeti me 10 lojtarë. “Transferta me Egnatian, ekipi që fitoi dy trofe sezonin e kaluar, sigurisht është ndeshje e vështirë. Egnatia luajti më mirë me 11 lojtarë, ne duhet të kishim bërë më shumë gjatë kohës që ishim me një lojtar më shumë”.

Daja më pas shpjegoi edhe lëvizjet që bëri në fushë, në tentativë për të fituar ndeshjen, pavarësisht se nuk rezultuan efikase: “Sot ishim të detyruar për zëvendësimet se të dy mesfushorët me karton të verdhë. Aty kemi lojtarë në pankinë që dhe kur i hedh në fushë bëjnë goxha mirë, si Qefalija dhe Karamba, ky i fundit i vetmi lojtar që e nxjerr në mënyrën e duhur topin nga poshtë lart. Toli dhe Gudiabi nuk u ndihmuan shumë nga lojtarët e krahëve, na krijuan hapësirë dhe prandaj ra kondicioni”, e mbylli Daja.

The post “Aleksi? Faull taktik”, Tetova kapet me arbitrimin: Martini turpërohet nga Dede appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *