Tërmet në Fier, Mbrojtja Civile jep detaje: Po monitorojmë situatën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në një postim në rrjetin social Facebook, ka dhënë detaje në lidhje me tërmetin e ndodhur pak më parë në Fier.

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42.
Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.
Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.

gijotina.com/

The post Tërmet në Fier, Mbrojtja Civile jep detaje: Po monitorojmë situatën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *