Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri sot thirrje ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka të tregojë se cili është “peshku i madh” për të cilin foli në sallën e gjyqit këtë të premte. Në tubimin pranë banesës së tij, Berisha tha se Kokës i është kthyer guximi.
“Sot personi të cilin e kemi quajtur gjithnjë “ladro utile” – hajdut i dobishëm, Lefter Kokës i erdhën dy pare mend. Iu rikthye edhe guximi. Sot, në sallën e gjyqit, ai deklaroi se “nuk jam unë autori i djegësve”, se “peshku i madh është në telefonin e zonjës Kryemadhi”. Miq, Lefter Koka deklaroi me përgjegjësi para gjyqit se “peshku i madh” është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama” – tha Berisha duke i bërë një thirrje Kokës.
“Unë prapë i bëj thirrje Lefter Kokës. Lefter, 4 vjet më parë, jo më kot je ftuar nga opozita që të bësh të pandehurin e drejtësisë. Koha të dha të drejtë. Për mercenarët e Skapit çdo gjë që t’u thoshe, do varrosje më thellë akuzat tua. Kurse tani të takon t’i bësh publike, të ngrihesh në lartësinë e guximit njerëzor dhe t’ua përplasësh në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën, që të kërcënuan, që të mashtruan. E di ti vetë, i di vetë të gjitha këto, mos më bëj t’i them haptas” – tha Berisha.
SPAK kërkoi sot në Apel ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën u kërkua t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”. Por në seancë Lefter Koka ka kundërshtuar prokurorët, duke thënë se akuza për të, është e njëjtë me kallëzimin që ka bërë Monika Kryemadhi.
“S’jam unë peshku i madh, nuk dënoni korrupsionin me mua. E keni gabim e dëgjova prokurorin sot dhe ky është fiks kallëzimi i Monika Kryemadhit. Ata janë manipulatorë si Monika si Iliri. Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit. Megjithëse u bë një vit hetim, konkluzionet e prokurorëve janë pa asnjë ndryshim. Unë e kuptoj qe institucioni do të marrë kredibilietet, edhe kjo gjykatë do jetë presion por besoj qe do jepni drejtësi re do ngriheni në nivelin e duhur të integritetit”, – mësohet të ketë thënë Koka. ©LAPSI.al
The post Berisha thirrje Lefter Kokës: Trego kush është “peshku i madh” në telefonin e Monikës appeared first on Lapsi.al.
