“Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”, banorët rrëfejnë momentet e tërmetit në Fier: Ishte goditje e fortë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një tërmet me magnitudë 4, dhe me thellësi 5 km, lëkundi qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë.

Epiqendra mësohet se ka qenë në fshatin Kuman, ndërsa tërmeti ra në orën 19:32. Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa qytetarët janë frikësuar duke dalë nëpër rrugë.

“Tërmeti u ndje, dolën njerëzit nga shtëpia. Ishte mbi katër ballë thonë. Dëmet do i shohim nesër nëse ka. Njerëzit dolën në rrugë nga frika. Ishte goditje e fortë, zona jonë është mësuar me tërmete. Kjo sot ishte më e fortë. Po flisja me një shok më tha ‘nuk e morëm çupën, dolëm me vrap jashtë’. Ishte e frikshme”, u shpreh kryeplaku i fshatit, Tomorr Metani.

“Nuk pati dëme, ishte goditje e fortë, dolën nga banesa”, tha një tjetër banore.

The post “Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”, banorët rrëfejnë momentet e tërmetit në Fier: Ishte goditje e fortë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *