Krenon Shqiptarinë/ Rita Ora për herë të 3-të moderatore e ceremonisë së çmimeve MTV EMA

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të moderojë edhe këtë vit ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV EMA 2024.

Kjo u konfirmua të enjten nga vetë organizatorët e eventit. Spektakli do të mbahet më 10 nëntor në qytetin Manchester të Anglisë, dhe artistja nga Kosova do të jetë për herë të tretë mikpritëse e kësaj ceremonie.

“Jam shumë e lumtur që do të rikthehem tek familja ime MTV, për të moderuar ceremoninë EMA për herë të tretë”, tha super-ylli i muzikës.

“Skena e EMA-s është bërë si një shtëpi tjetër për mua dhe shou i këtij viti në Manchester do të jetë absolutisht i pabesueshëm”,- shtoi Rita Ora.

“Kemi një formacion të mrekullueshëm të performancave muzikore dhe shumë surpriza të gatshme. Të gjithë jemi ‘të çmendur për këtë’!”,- theksoi ajo mes të tjerave./e.t

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *