Aksident në aksin Lushnjë-Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së shtunës në aksin Lushnjë-Tiranë. Siç bën me dije policia, një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë.

56-vjeçari Maringlen Koçiu, këmbësor u përplas nga automjeti i Lulzim Balilaj dhe humbi jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i makinës u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.  Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme“, njoftoi policia.

The post Aksident në aksin Lushnjë-Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *