NBA, Boston Celtics triumfon sërish

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Boston Celtics ka korrur fitoren e tij të dytë sezonale në NBA, duke mundur 122-102 Washington. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dalluan Broën me 27 pikë e Tatum me 25 pikë e 11 rebound. Vendimtar edhe stoli për miqtë, nga ku erdhën 44 pikë.

Fitoren e parë arriti Dallas, që mundi 120-109 San Antonio në derbi teksa, Luka Doncic me 28 pikë e 10 rebound ishte më i miri në fushë, mbështetur edhe nga Klay Thompson, që realizoi 22 pikë në debutimin e tij me Mavericks.

Fitore në sekondat e fundit jashtë fushe arriti ekipi i Minnesota, që mundi 117-115 Sacramento. Ndeshje e vendosur nga 65 pikët e dyshes Randle-EdWards. Zhgënjen Denver, që në fushën e tij u mund thellë 102-87 nga Oklahoma (Shai 28 pikë).

The post NBA, Boston Celtics triumfon sërish appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *