Besjon Ajazi i fal 820 mln lekë për një rrugë fshati Yzedin Bozhajt

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Hedhja e vulës në tenderët për garë është mënyra se si Besjon Abazi po zhvat fondet e Bashkisë Gramsh, duke shpërdoruar postin. Kryebashiaku Ajazi po rrit numrin e prokurimeve në shkelje  që zhvillon, por vazhdon t’i shpëtojë drejtësisë. Këtë herë ai ka shtrirë dorën në për të bërë propagandë dhe marrë lekë në fshatrat e Gramshit.

Ai ka zhvilluar tenderin me objekt ‘Rikonstruksioni i rrugës Fshati Mashan, Njësia Administrative Kodovjat, Bashkia Gramsh’. Është një rrugë e shkurtër në fshatin Mashan në të cilën nuk është investuar kurrë dhe  është amortizuar.

Përmes këtij projektit parashikohet të bëhet nivelim i rrugës me çakëll, pastrimi i vijave kulluese, shtrimi me asfalt dhe vendosja e dritave në atë pjesë që ka mungesa.

Janë investim të nevojshme, por në një rrugë fshati vetëm disa metra dhe do mjaftonte një fond më i vogël se shuma 820 milionë lekë që ka parashikuar Ajazi.

 

Por, Ajazit i leverdisë që në pjesën që do të mbetet e fut në xhep kryebashkiaku, prandaj është kujdesur që ta fitojë kontratën kompania me të cilën janë bërë pazaret.

Në këtë rast të përzgjedhurit e  Ajazit për këtë aferë ishin firmat ‘’TOTILA” SHPK – “Shendelli” SHPK, të cilat kanë dorëzuar një ofertë së bashku në këtë tender.

Gjithashtu janë dorëzuar edhe 3 oferta të tjera,  2 prej tyre kishin ofertë shumë të lirë, por ky detaj nuk i interesonte Ajazit, edhe pse është një kriter në rregulloren e prokurimeve.

Kështu 3 ofertat e tjera u skualifikuan që në fazën e parë nga komisioni i Ajazit, pasi shefi e kishte dërguar në mënyrë të prerë emrin e fituesit.

Kështu, pa garë fare, me ofertë të shtrenjtë për shtrimin e 10 cm asfalt, ‘’TOTILA” SHPK – “Shendelli” SHPK  u shpallën fituese me dokumentin që mban Flamurin e Kuq!

Kjo ishtë jë dhuratë shtesë për Yzedin Bozhajn, pronarin e Shendelli SHPK, pasi  gëzojnë edhe shumë  kontrata të tjera pa garë.

Bozhaj, është gllabëruesi kryesor i fondeve për ndërtime shkollash në bashkitë e Shqipërisë Qendrore dhe sidomos në Jug.

Kjo kompani ka marrë fonde prokurimesh publike me vlerë mbi 8.7 Miliard Lekë nga bashkitë e Shqipërisë, ku ka bashkëpunuar me disa nga subjektet e oligarkëve të ndërtimit. 3.8 Miliardë Lekë janë marrë vetën për 2 tenderë në sektorin e Shëndetësisë. Ndërkohë, në të dhënat për transfertat nga Thesari i Shtetit tregohet se kjo kompani ka marrë mbi 23 miliardë lekë përfitime  për katër vitet e fundit.

 

 

 

 

The post Besjon Ajazi i fal 820 mln lekë për një rrugë fshati Yzedin Bozhajt appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *