Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia ka proceduar penalisht një 55-vjeçare, banuese në Greqi, e cila tentoi të dilte në pikën kuftare të Kakavijës me 11.800 euro me vete.
Shtetasja me iniciale E. R., raportohet se nuk e kishte deklaruar shumën e eurove që kishte me vete.
Ajo u procedua për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, ndërsa u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
“Në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases E. R., ku u gjetën 11 800 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’, për shtetasen E. R., 55 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
The post Udhëtonte drejt Greqisë me mbi 11 mijë euro me vete, procedohet 55-vjeçarja appeared first on GIJOTINA.
