Kryemadhi: Drejtësia e re më ka goditur me ligj të shfuqizuar 4 vite më parë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Monika Kryemadhi akuzon drejtësinë e re se është duke e goditur atë me një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

Bashkëngjitur, Kryemadhi publikon edhe një dokumentet, me anë të cilit pretendon se është shfuqizuar ligji më 26 qershor të vitit 2020.

“Drejtësia e re me ligjet e vjetra. Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë. Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët. Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku. Kjo është drejtësia që duam?”, shkruan Kryemadhi.

The post Kryemadhi: Drejtësia e re më ka goditur me ligj të shfuqizuar 4 vite më parë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *