Drejt Greqisë me mbi 11 mijë euro të padeklaruara, ndalohet në Kakavijë një grua

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Procedohet penalisht një 55-vjeçare, pasi udhëtonte drejt Greqisë me 11800 euro të padeklaruara. Shtetasja me iniciale E.R., u ndalua në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa mësohet se shuma e parave iu sekuestrua nga policia. 55-vjeçarja i kishte fshehur paratë në çantën e saj.

Njoftimi:

Udhëtonte drejt Greqisë dhe nuk deklaroi shumë e eurove që kishte me vete, procedohet penalisht 55-vjeçarja.

Sekuestrohen 11 800 euro që 55-vjeçarja kishte me vete.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases E. R., ku u gjetën 11 800 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen E. R., 55 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e euroe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Drejt Greqisë me mbi 11 mijë euro të padeklaruara, ndalohet në Kakavijë një grua appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *