Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Spektakël e emocione në Loro Borici, në sfidën që mbylli javën e 10 të kampionatit. Vllaznia dhe Partizani barazuan 2-2, duke ndarë pikët, por duke zbavitur tifozët me një lojë interesante, pavarësisht se në Shkodër nuk pati fitues në fund. Mba me një dygolësh ishte protagonisti absolut. Sulmuesi i të kuqve zhbllokoi ndeshjen dhe në shtesë arriti kuqeblutë që kishin përmbysur rezultatin me Stojanovic dhe Malën.
Të dyja skuadrat zhvilluan një përballje të fortë, duke arritur të shënojnë në pjesën e parë pas goditjeve standarte. Mba hapi ndeshjen, duke depozituar në rrjetë topin e kthyer nga shtylla. Stojanovic barazoi 4 minuta para pushimit, me një goditje të fuqishme me kokë.
Në fillim të pjesës së dytë, Mala shënoi një supergol, duke kaluar vendasit në avantazh. Vllaznia krijoi mundësi të tjera për të thelluar rezultatin, por nuk i konkretizoi. Në minutat e fundit, Partizani intensifikoi presionin dhe, në fund, Mba arriti të mposhtte portierin Qarri, duke vulosur barazimin 2-2 që mbylli ndeshjen. Nigeriani do të kishte shënuar trisin e parë, në minutën e 95′, por VAR sinjalizoi pozicion jashtë loje të sulmuesit, duke e lënë sfidën pa fitues.
Lexo më tej: Video/ Jarmouni, gol e autogol, Tiranës i ikën fitorja në shtesë: ndalet Elbasani
Pas javës së 10 të Superiores, ky barazim e mban Vllazninë dhe Partizanin në pozita konkurrente në klasifikim, duke forcuar luftën për kreun e tabelës. Të kuqtë nuk përfitojnë nga ndalesa e të tjerëve edhe pse ruajnë vendin e parë me 17 pikë. Vllaznia e ndjek dy pikë prapa, por në vendin e pestë.
The post Video/ Dygolëshi i Mba eviton humbjen e Veselinovic: në Shkodër spektakël pa fitues appeared first on Lapsi.al.
