Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në rrugën Delvinë-Kardhiq, pranë fshatit Fushë Vërri.
Raportohet se një automjet ka përplasur një banor të zonës, rretj të 70-ave, i cili po ecte në rrugë së bashku me një lopë dhe një gomar.
Si pasojë banori ka humbur jetën në vend, ndërsa edhe të dyja kafshët kanë ngordhur nga përplasja.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
The post Aksident i rëndë në Delvinë-Kardhiq, makina përplas për vdekje këmbësorin appeared first on GIJOTINA.
