Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në rrugën Delvinë-Kardhiq, pranë fshatit Fushë Vërri, bashkia Delvinë.
Një automjet ka përplasur një banor, i cili po ecte në rrugë së bashku me një lopë dhe një gomar. Viktima është identifikuar si Luan Xhuvani rreth 72 vjeç.
Si pasojë e goditjes, banori ka humbur jetën në vend, ndërkohë edhe të dy kafshët kanë ngordhur nga përplasja.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
The post Aksident në aksin Delvinë-Kardhiq, humbet jetën një person appeared first on Lapsi.al.
