Xhixho: Shpopullimi i vendit dhe ikja e trurit, axhenda kryesore e Edi Ramës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se qeveria e Ramës po nxit largimin e të arsimuarve.

Ajo shprehet se vendi ynë pa të rinjtë dhe intelektualët është një garanci e pushtetarëve tw sotëm për të mbajtur pushtetin duke e sunduar këtë vend

“45% e të arsimuarve në universitete kanë emigruar. Më shumë se 1/3 e personave me arsim të lartë emigrojnë. Shqipëria renditet krah Bosnjës, Kazakistanit dhe Moldavisë për largimin e të arsimuarve nga vendi.”, shkruan ndër te tjera ajo.

Reagimi

Një raport i Bankës Botërore konstaton se:

45% e të arsimuarve në universitete kanë emigruar

Më shumë se 1/3 e personave me arsim të lartë emigrojnë

Shqipëria renditet krah Bosnjës, Kazakistanit dhe Moldavisë për largimin e të arsimuarve nga vendi

Kësaj qeverie që e ka braktisur arsimin, duke i detyruar më shumë se 30% të maturantëve të zgjedhin emigrimin, i intereson shpopullimi i vendit .

Duke ia bërë të pajetueshme Shqipërinë shtresës së mesme, përmes taksave si ajo e profesionistëve të lirë, qeveria po nxit largimin e të arsimuarve.

Mungesa e mundësive dhe meritokracisë i detyron çdo vit mijëra prej tyre të marrin rrugën e emigrimit.

Një vend pa të rinj dhe pa intelektualë është garanci për të mbajtur pushtetin duke e sunduar këtë vend.

Kjo qeveri e korruptuar në çdo qelizë nuk ka asnjë politikë për të mbështetur arsimin apo për të frenuar ikjen e shqiptarëve, ndaj detyra e çdo qytetari patriot sot është të ndëshkojë sa më parë këtë bandë qeverisëse.

The post Xhixho: Shpopullimi i vendit dhe ikja e trurit, axhenda kryesore e Edi Ramës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *