Magazina me kanabis në Korçë, lihen në burg 4 të arrestuarit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Korçës vendosi masën arrest me burg për 4 të arrestuarit e operacionit “Voskopi”, të cilët kishin kthyer një magazinë në ambiente për përpunimin e lëndës narkotike.

Masa arrest me burg u vendos për,Gentian Guri,Andon Demirshan,Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.

Për këta shtetas rëndojnë akuzat  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim,”Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”,”Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Moskallëzim Krimi”.

Tre ditë më parë në një magazinë në pronësi të Andon Demirshan nga fshati Voskop u gjetën dhe u sekuestruan 195 kg lëndë narkotike Canabis Sativa,1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.

Magazina me drogë në fshatin Voskop ishte marrë me qira nga shtetasi Sadriano Duçi, i shpallur në kërkim, i cili kishte futur sasinë e drogës që përpunohej nga tre gra të cilat po proçedohen në gjendje të lirë. Ky konsiderohet edhe si koka e grupit.

The post Magazina me kanabis në Korçë, lihen në burg 4 të arrestuarit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *