Gjendet i pajetë një 61 vjeçar në Korçë/ EMRI – Dyshimet e para

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 61 vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen e njohur si “Çezma e Amzës” në Korçë. Mësohet se 61 vjeçari Dritan Shkaba është parë nga kalimtarë të rastit.

Viktima dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa trupi do ti nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

“Rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi D. Zh, 61- vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se ka humur jetën si pasojë e një arresti kardiak.”– njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit.

The post Gjendet i pajetë një 61 vjeçar në Korçë/ EMRI – Dyshimet e para appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *